INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fryma ndal, po vallëzimi vijon nën ujë! Vendoset një rekord i ri Guinnes

Fryma ndal, po vallëzimi vijon nën ujë! Vendoset një rekord i ri Guinnes

Publikuar më: 12:40 05-01-2019

Kampionia e apneas apo siç njihet ndryshe mosmarrja frymë, aktorja e psikologia Marina Kazankova dhe Dmitry Malasenko kanë vendosur një rekord të ri "Guinness", duke vallëzuar nën ujë pa marrë frymë për plot 3 minuta dhe 28 sekonda. Shfaqja u mbajt në pishinën më të thellë në botë, në provincën e Padovës në Itali.

Performanca e çiftit ishte më shumë një spektakël teatror sesa thjesht zhytje nën ujë. Dy artistet performuan nën ujë mbi një litar dhe jo vetëm, në thellësi 4 m, të shoqëruar nga muzika e grupit muzikor "Omura band".
Qëllimi i dy rekordmenëve ishte të motivonin njerëzit për të besuar në realizimin e ëndrrave të tyre dhe përjetimet e reja përmes apnea-s apo ndërprerjes së frymëmarrjes për disa minuta.
Rekordmenët e rinj të "Guinness" kishin planifikuar të qëndronin nën ujë për 3 min e 15 sekonda por të shtyrë nga entuziazmi i spektatorëve, ata qëndruan edhe 13 sekonda më shumë.

Article Logic
Execution time: 0.0038130283355713