INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fruthi rishfaqet në Shqipëri! Numri i rasteve të reja...

Fruthi rishfaqet në Shqipëri! Numri i rasteve të reja...

Publikuar më: 11:40 11-01-2019

Shtyrja në kohë e vaksinës së fruthit, që bëhet te bebet 1 vjeç, apo refuzimi i saj, kanë bërë që në vendin tonë të ketë raste me fruth, ndonëse jo në përmasat e një epidemie.

Shqipëria renditet në vendin e 6 në Europë për nga numri i të prekurve nga fruthi. Viti që u mbyll shënoi 1.376 raste, ndërkohë që vetëm javën e parë të janarit ka pasur raste të reja, kryesisht te fëmijët e vegjël nën 2 vjeç.
Deri tani janë evidentuar 9 raste pozitive të reja me fruth.
Në këtë situatë, Instituti i Shëndetit Publik ka udhëzuar që kjo vaksinë të bëhet që kur bebet mbushin 9 muaj, pasi është vënë re një rënie e imunitetit që transmetohet nga nëna te bebja.
Rastet e reja të prekura janë të gjithë nga Tirana dhe burimi i infeksionit mendohet të jetë Urgjenca e Qendrës Spitalore Universitare, ku për shkak të virozave ka fluks fëmijësh.
Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive u bën thirrje prindërve të shmangin sa të mundin Urgjencën e Pediatrisë dhe të drejtohen te pediatri pranë Qendrës Shëndetësore, në mënyrë që bebet e tyre të mos bien në kontakt me virusin e fruthit.
Nga ana tjetër kërkohet vaksinimi ndaj fruthit, e në të gjithë institucionet arsimore, si çerdhe e kopshte, është kërkuar të mos pranohet asnjë fëmijë që nuk ka bërë vaksinat.

Article Logic
Execution time: 0.0036101341247559