INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Frikë në Gjermani, dy avionë përplasen kokë më kokë [VIDEO]

Frikë në Gjermani, dy avionë përplasen kokë më kokë [VIDEO]

Publikuar më: 17:23 24-06-2019

Një aksident i rëndë ajror ka ndodhur në Gjermaninë Veriore, teksa dy avionë Eurofighter janë përplasur me njëri-tjetrin në ajër.

Përplasja ka ndodhur shumë pranë liqenit të Fleesensee, në shtetin lindor të Mecklenburg-Pomerania Perëndimore, në orën 14:00 me atë lokale.

Pamjet dramatike nga vendi i ngjarjes tregojnë re të mëdha tymi të zi që kanë “pushtuar” qiellin.

“Ushtarët, që i përkisnin ushtrisë gjermane, ishin të paarmatosur kur ata u përplasën në ajër në afërsi të bazës ushtarake Laage”, tha forca ajrore gjermane.

Së bashku me një Eurofighter të tretë ata po fluturonin në një Mision të Luftës Ajrore”, thuhej më tej në deklaratë.

Piloti i Eurofighterit të tretë vëzhgoi përplasjen dhe raportoi se dy parashuta zbritën në tokë, por njëri prej pilotëve raportohet se ka vdekur.

Një nga avionët ra në afërsi të fshatit Jabel në një pyll, ndërsa tjetri u rrëzua në jug të fshatit Nossentiner.

Article Logic
Execution time: 0.0037739276885986