INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Frikë dhe terror, përdhunimet nuk ndalen, presidenti shpall emergjencë kombëtare

Frikë dhe terror, përdhunimet nuk ndalen, presidenti shpall emergjencë kombëtare

Publikuar më: 11:44 11-02-2019

Për shkak të përhapjes së gjerë të përdhunimeve dhe dhunës seksuale, presidenti në Sierra Leone ka vendosur të shpallë emergjencë kombëtare.

Julius Maada Bio tha se gjithkush që gjendet fajtor për dhunë seksuale ndaj të miturve do të përballet me burgim të përjetshëm.

Një e treta e mbi 8 mijë rasteve të dhunës seksuale dhe për shkak të gjinisë, që njoftohet në Sierra Leone vitin e kaluar, ishte ndaj të miturve.

Numri i saktë mendohet të jetë edhe më i lartë, por në përgjithësi në vendin afrikano-perëndimor, është tabu të flasësh për krimet seksuale.

“Ne si vend, duhet të ngrihemi dhe ta godasim këtë plagë të rëndë”, tha presidenti Bio kur shpalli emergjencën.

Ai tha se spitalet qeveritare do të ofrojnë trajtim mjekësor falas për viktimat e përdhunimit dhe abuzimit seksual.

Përveç kësaj, Bio tha se një divizion i veçantë për viktimat e përdhunimit dhe dhunës seksuale dhe një gjykatë e posaçme do të ngrihet për t’i trajtuar me shpejtësi këto raste.

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.0082120895385742
    array(1) { ["section"]=> string(84) "frike-dhe-terror-perdhunimet-nuk-ndalen-presidenti-shpall-emergjence-kombetare-86671" }