INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Frika nga plakja!  Shqiptarët po paguajnë më shumë para për pensione...

Frika nga plakja! Shqiptarët po paguajnë më shumë para për pensione...

Publikuar më: 12:12 24-05-2018

Shqiptarët po tremben nga plakja dhe për pasojë po kujdesen, që në të ardhmen të kenë një pension që do t’ju sigurojë ushqyerjen. Tendeca për pagimin e parave për pensioneve vulnetare është në rritje dhe shumë shqiptarë po zgjedhin ti derdhin dhe në kompani private. Së fundim dhe Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare raporton se në tremujorin e parë të 2018 ka vijuar rritja e tregut të pensioneve private vullnetare.

Ky treg cilësohet si një ndër ata me potencial për t’u zgjeruar. Të dhënat zyrtare tregojnë se në total, asetet arritën në vlerën 14.48 milionë euro, duke u rritur me 10.06% krahasuar me një vit më parë. Numri i anëtarëve të rinj të regjistruar në tre fondet private të pensioneve, që ushtrojnë aktivitetin në Shqipëri është 21.950, duke shënuar rritje prej 4.79% me fundin e vitit 2017.
Gjithësesi kultura e pensioneve private vullnetare është e re në vendin tonë dhe në këtë drejtim të gjitha shtetet e rajonit janë para nesh.
Në fund të vitit 2017-s, vlera neto e aseteve për Shqipërinë ishte 13 milionë euro. Ndërsa Maqedonia kishte një vlerë asetesh prej 21.15 milionë eurosh. Kurse Serbia është dhe shumë më përpara se ka një total asetesh me vlerë 305.7 milionë euro të shpërndara në 4 shoqëri administruese, të cilat administrojnë 7 fonde pensioni vullnetar.
E fundit e marrë në analizë është Kroacia që është numri një me një vlerë asetesh 523.6 milionë euro.

Article Logic
Execution time: 0.0034229755401611