INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Frika nga ashensorët! Miratohen rregulla të reja për sigurinë...[VIDEO]

Publikuar më: 13:23 18-04-2018

Pasiguria e qytetarëve në ambjentet e banimit është e lartë. E kemi fjalën për ata që jetojnë në pallate të reja shumëkatëshe dhe që ju duhet të përdorin dhe ashensor. Në fakt për mirëmbajtjen e tij paguhet rregullisht, por në të vërtetë kujdesi i kompanive që merren me këtë punë nuk është maksimal. Mjafton të kujtojmë një rast të dhimbshëm dhe fatal të një viti më parë ku një grua shtatëzanë në kryeqytet u dogj brenda në ashensor. Shumë nga ne në mos kemi mbetur për disa minuta brenda në ashensor për shkak të ndonjë defekti të paktëm kemi dëgjuar raste për të tjerët.

Për këto arsye qeveria ka miratuar rregulla të reja teknike.
Me qëllim rritjen e sigurisë, përcaktohen më saktë detyrimet e prodhuesit, instaluesit dhe institucioneve mbikëqyrëse të tregut.
Sipas rregullores, prodhuesi dhe instaluesi i ashensorit duhet të mbajë dokumentat për një afat minimal prej 10 vitesh. Po kështu instaluesi duhet të vendosë në ashensor të gjitha detajet tregtare të tij si dhe të regjistrojë ankesat e banorëve. Instaluesi duhet të vendosë në vend të dukshëm në ashensor emrin e tij dhe adresën, që banorët të kenë mundësi ta kontaktojnë nëse kanë avari.
Organi kryesor që do të mbikëqyrë aktivitetet që lidhen me pjesën e ashensorëve është Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut. Ky i fundit nëse konstaton se një ashensor nuk përmbush parametrat dhe standardet njofton palën, që ka bërë instalimin për të marrë masat dhe nëse gjen kundërshti atëherë ndalimi kalon në instancat më të larta deri tek ato policore dhe gjyqësore.

 

Article Logic
Execution time: 0.0030841827392578