INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Frekuentimi aktual nuk pasqyroi sasinë e biletave të ndara, FIFA nis menjëherë hetimet

Frekuentimi aktual nuk pasqyroi sasinë e biletave të ndara, FIFA nis menjëherë hetimet

Publikuar më: 12:50 16-06-2018

Fifa po heton pse Egjipti dhe Uruguaj po luanin para mijëra vendeve bosh në ndeshjen e tyre në Jekaterinburg ditën e premte.

Zona të tëra të këtij stadiumi ishin pothuajse plotësisht të zbrazëta dhe sipas statistikave rreth 20 % e stadiumit ishte bosh.

Vetëm 32.278 bileta janë ndarë për ndeshjen midis Egjiptit dhe Uruguait në Ekaterinburg. Kapaciteti i atij stadiumi është 33.061," deklaroi një zëdhënës i organizatës botërore të futbollit.

"Fakti që frekuentimi aktual nuk pasqyron sasinë e biletave të ndara mund të jetë për shkak të faktorëve të ndryshëm, të cilët FIFA aktualisht po heton" ka shtuar më pas ai.

Article Logic
Execution time: 0.0031120777130127