INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Franca vijon e pathyeshme, mposht edhe Holandën (Video)

Franca vijon e pathyeshme, mposht edhe Holandën (Video)

Publikuar më: 22:59 09-09-2018

Plot 20 ndeshje radhazi pa humbje dhe me kurorën e kampiones së botës në fuqi, pyetja që lind është: Cila skuadër do ta thyejë Francën? Gjermania shkoi deri në një barazim 0-0 në shtëpi, ndërsa sot ishte radha e Holandës të mposhtej nga francezët.

Franca fitoi 2-1 në Nice, duke konfirmuar ritmin e mirë dhe duke kryesuar Grupin 1 në Ligën A të Nations League. Asnjë ndryshim nga Kupa e Botës në përbërje dhe vlen aksioma: Formacioni fitues nuk ndryshohet!

Kylian Mbappe shënoi golin e parë për ekipin e Deschamps, pas çerekore lojë, ndërsa Ryan Babel barazoi për Holandën në minutën e 67-të. Gjithsesi, kur kishin mbetur edhe 15 minuta, “gjelat” e gjetën golin e fitores me golin e shënuar me kokë nga Olivier Giroud, me një kthesë fantastike nga brenda zonës.

 

Article Logic
Execution time: 0.0030989646911621