INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fotot e Rihannës me bikini ‘çmendin’ Chris Brown: Do bëja gjithçka për të qenë me të për një natë [FOTO]

Fotot e Rihannës me bikini ‘çmendin’ Chris Brown: Do bëja gjithçka për të qenë me të për një natë [FOTO]

Publikuar më: 14:23 11-08-2018

Rihannën kohët e fundit e kemi parë me disa kile të tepërta edhe pse ajo ndihet shumë mirë me veten. Edhe pse e lumtur me kilogramët e shtuar, këtë verë Rihanna vendosi që t’i rikthehet stërvitej dhe peshës së saj të dikurshme. 

Ajo së fundmi është parë në një plazh me miqtë e saj dhe dukej më në formë se kurrë, me rrobat e banjës që i tregonin barkun e sheshtë dhe kilogramët e hequr. Ky ndryshim i saj është vënë rë menjëherë dhe nga ndjekësit.

Riri.jpg


Por pikërisht për këtë pamje dhe fotot e fundit të Rihannës i kanë bërë përshtypje edhe ish të dashurit të saj Chris Brown. Burime ekskluzive pranë HollywoodLife kanë treguar se këngëtarit i mungon ende Rihanna dhe format e saj.


Edhe pse Chris Brown dhe Rihanna u ndanë në vitin 2009, Chris ende mendon për të dhe fotot e saj shërbyen si një kujtesë se si trupi i RiRit ka ndryshuar që nga ajo kohë. "Chris mendon se Rihanna duket e mirë gjatë gjithë kohës" ka thënë një burim i afërt me Chris.


" Chris gjithmonë ka qenë i tërhequr nga Rihanna dhe sa më shumë kohë që kalon, ai ia ndjen mungesën dhe e dëshiron akoma më shumë. Duke parë që trupi dhe format e saj janë kaq të përsosura ai do të bënte gjithçka për të qenë me të përsëri, madje edhe për një natë”, ka shtuar burimi.

Article Logic
Execution time: 0.0037500858306885