INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fotoja që tronditi botën dhe historia e saj e trishtë

Fotoja që tronditi botën dhe historia e saj e trishtë

Publikuar më: 17:08 26-06-2019

Kriza e refugjatëve po shndërrohet në një problem edhe në kufirin Meksikë-SHBA. Një fotografi e babait dhe vajzës së vogël të mbytur në lumë në kufirin Meksikë-SHBA, ka tronditur mbarë opinionin publik.Imazhet tronditëse janë një dëshmi rrënqethëse e asaj çka po ndodh me refugjatët që tentojnë të hyjnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Oscar Alberto Martinez kishte kaluar lumin Rio Grande dhe ishte kthyer për të marrë gruan dhe vajzën e tij 2-vjeçare.

Vajza e vogël kërceu në trupin e të atit për të kaluar lumin bashkë me të. Por nuk mundën t’ia dilnin për shkak të rrymës së fortë.Kjo foto është një dëshmi që tregon qartë se çfarë po ndodh në kufirin mes Meksikës dhe Shteteve të Bashkuara, ku refugjatë të shumtë përpiqen të kalojnë kufirin për të hyrë në SHBA.

Por, politikat bllokuese kanë detyruar refugjatët që të gjejnë mënyra të rrezikshme për të hyrë në tokën amerikane.

fotoja_qe_tronditi_foton_dhe_historia_e_saj.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0037581920623779