INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Foli shumë në publik, ministrja japoneze heq dorë nga paga e një viti[VIDEO]

Foli shumë në publik, ministrja japoneze heq dorë nga paga e një viti[VIDEO]

Publikuar më: 15:55 08-08-2018

Ajo foli shumë, duke bërë publik një detaj që duhet të kishte mbetur konfidencial. Kështu Ministrja e Brendshme japoneze, Seiko Noda, vendosi të marr përgjegjësi. Shuma reflekton pagat mujore dhe shpërblimin që ajo ka marrë në detyrën e saj si ligjvënës. Ajo njoftoi se të heq dorë nga paga e gjithë vitit, që përllogaritet rreth 12.400 euro. Ministrja zbuloi informacione të fshehta gjatë një interviste të dhënë për një të përditshme japoneze “Asahi Shimbun”. Noda pranoi muajin e kaluar që ajo zbuloi informacione që nuk duheshin bërë publike te gazetarët ndërsa intervista u dha në datën 31 maj. “Kam dëmtuar besimin në qeveri ", shpjegoi ministrja e cila është një anëtare kryesore e Partisë Liberal Demokratike, aq shumë sa mendohet se mund të jetë një sfiduese e mundshme e Kryeministrit Shinzo Abe në zgjedhjet për udhëheqjen e partisë. "Kërkoj falje për shkaktimin e problemeve Dëmtova kredibilitetin e administratës. Jam ministrja përgjegjëse për ligjin e zbulimit të informacionit. Është një vetë-dënim si politikane"- tha Noda në një konferencë shtypi. 57-vjeçarja u emërua në postin ministror në gusht të vitit 2017. 

Article Logic
Execution time: 0.0035707950592041