INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
FMN rendit rreziqet e pritshme të Partneritetit Publik Privat

FMN rendit rreziqet e pritshme të Partneritetit Publik Privat

Publikuar më: 09:32 04-07-2019

Në kushtet që rreziqet fiskale të pagesave të Partneritetit Publik Privat, po i afrohen limitit prej 5% FMN-ja ngre tonet dhe rendit problemet që do të shfaqen. Rreth 200 kocensione që kapin gati 31% të PBB janë kontraktuar, dhe të tjera me vlerë rreth 15% e PBB-së janë në proces. Po këto thotë FMN, nuk janë të integruara mirë në kuadrin e përgjithshëm të menaxhimit të investimeve publike, për vlerësimin e fizibilitetit, përballueshmërisë dhe rreziqeve. Gjithashtu pagesat e parashikuara të buxhetit vjetor për PPP-të të financuara nga qeveria po i afrohen tashmë kufirit të ligjshëm.

Projektet e gjenerimit të energjisë përbëjnë rreth 23% të PBB-së dhe mbulohen nga marrëveshjet e blerjes së energjisë që përcaktojnë çmimin e blerjes, kanë më pak rrezik të dukshëm fiskal.

Kurse shumica e projekteve të tjera që kanë të bëjnë me infrastrukturën dhe janë ende në fazën e planifikimit ose ndërtimit do kenë rreziqe fiskale shoqëruese që mund të materializohen në afat të mesëm ose afatgjatë. Për këtë kategori rreziqet fiskale shoqëruese do të mund të materializoheshin në afat të mesëm ose afatgjatë. FMN kërkon nga autoritetet shqiptare të përdorin amendamentet e propozuara në ligjin për PPP për të kufizuar rreziqet nga detyrimet potenciale të lidhura me PPP-së dhe për të siguruar menaxhim më konsistent të investimeve publike, pasi është e rëndësishme për të mbrojtur financat publike dhe për të siguruar vlerë për paratë.

-Rreziku nga plakja e popullsisë dhe emigrimi

"Si një ekonomi e vogël e hapur, me diversifikim të kufizuar ekonomik, Shqipëria mbetet e ekspozuar dukshëm ndaj rreziqeve të jashtme dhe të brendshme. Vendi është veçanërisht i prekshëm ndaj thatësirës, plakjes së popullsisë së kombinuar me emigrimin e vazhdueshëm të punëtorëve të kualifikuar dhe ndikimin nga rritja më e ulët në partnerët kryesorë tregtarë," thekson FMN.

-Duhen rregullime fiskale

Raporti rekomandon që është e rëndësishme të zbatohet rregullimi i mëtejshëm fiskal, i kombinuar me përmirësimet në cilësinë e politikave buxhetore. Përshpejtimi i reduktimit të borxhit publik në një periudhë afatmesme, do të krijojë hapësirë për të absorbuar dhe kompensuar goditjet e kundërta nëpërmjet politikave fiskale anticiklike. Duke pasur parasysh nevojën për të përmirësuar infrastrukturën dhe zhvillimin njerëzor të Shqipërisë, konsolidimi fiskal duhet të mbështetet nga përmirësimet në politikën tatimore dhe administrimin e taksave që çojnë në të ardhura më të larta. Këto reforma duhet të mbështeten nga një analizë e kujdesshme e sistemit të të ardhurave dhe një strategjie afatmesme për të zgjeruar bazën tatimore dhe për të krijuar kushte të barabarta për bizneset.

FMN shprehet kundër përjashtimeve fiskale në 2018-2019, sidomos në regjimin e TVSH-së, të cilat kanë ulur rendimentin fiskal dhe ripërsërit kërkesën që të mos ketë vonesa në rimbursimin e TVSH-së dhe të mos krijohen detyrime të prapambetura.

Një porosi tjetë lidhe dhe me rishikimin e propozimi për Korporatën e Investimeve. Autoritetet po konsiderojnë krijimin e Korporatës Shqiptare të Investimeve (AIC) – një institucion zhvillimi që do të shfrytëzonte asetet shtetërore “të lira” duke përdorur institucionet financiare si dhe burime të tjera financimi. Detyrat e korporatës do të përfshijnë përgatitjen dhe zbatimin e projekteve të investimeve në pronën shtetërore dhe financimin ose bashkëfinancimin e projekteve të tilla.

-Kujdes me ardhjen e lojtarëve pa përvojë në sistemin bankar

"Sektori bankar po finalizon një konsolidim të rëndësishëm, nga 16 banka në vitin 2016 në 13 për momentin. Brenda këtij procesi, pronësia e bankave është zhvendosur nga bankat mr përvojë të BE-së tek lojtarët e rinj – disa pa përvojë bankare, duke ngritur shqetësime në lidhje me cilësinë e qeverisjes së bankës dhe kapacitetin e administrimit të rrezikut. Për të përballuar këto rreziqe, BSH ka miratuar një kornizë më intensive të inspektimit dhe mbikëqyrjes, si në vend ashtu edhe jashtë saj, për bankat me aksionarë të rinj. Këto masa janë pjesë e një përpjekjeje më të gjerë nga banka qendrore për të harmonizuar më tej kuadrin rregullator me standardet ndërkombëtare," citohet në raportin e FMN-së.

Article Logic
Execution time: 0.0043549537658691