INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

FMN, në Shqipëri s’po ndalohet pastrimi i parave të mafjes[VIDEO]

Publikuar më: 11:13 23-11-2018

Misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar nuk është i kënaqur me punë e bërë nga Shqipëria për Parandalimin e Pastrimit të Parave. Kjo sipas fondit është një nga çështjet themelore që shqetësojnë integritetin e ekonomisë shqiptare. Sipas ekspertëve sistemi i parandalimit të pastrimit të parave ka dobësi dhe këto mund të afektojnë sistemin bankar, ndaj kanë kërkuar gjetjen e mekanizmave për ndalimin e parave të pista.

FMN rekomandon: “Dobësitë për të ruajtur paprekshmërinë e sistemit financiar të Shqipërisë duhet të adresohen”.
Edhe një raport i Këshillit të Mbikëqyrjes së Bankës së Shqipërisë vuri në dukje se gjatë vitit të kaluar ka patur prurje të mëdha cash-i në llogaritë e bizneseve në banka nga persona të tjerë, të cilat nuk kanë mundur të justifikohen nga punonjësit e bankave. Inspektorët e mbikëqyrjes së Bankës së Shqipërisë në inspektimet e tyre gjatë vitit të kaluar kanë gjetur mospërputhje të veprimeve të bankave me ligjet dhe rregulloret e Parandalimit dhe Pastrimit të Parave. Kontrollet kanë zbuluar se ka raste që bankat nuk disponojnë dokumentacionin dhe njohuritë për marrëdhëniet ndërmjet disa kompanive që kryejnë transferta hyrëse në shuma të mëdha në llogaritë e tyre. Nga marsi 2017 deri në janar 2018, depozitat e biznesit në banka u rritën me 140 milionë euro, teksa depozitat e individëve nuk ndoqën këtë trajektore, madje kursimet e tyre ranë. Në disa raste të tjera u gjetën mospërputhje të të dhënave të bankës me profilin e klientit dhe aktivitetin e tij. Gjithashtu janë gjetur mangësi në plotësimin e të dhënave të klientëve në sistem, si dhe nuk ka klasifikimit të klientëve sipas rrezikut dhe kjo është në kundërshtim me ligjin për Parandalimin e Pastrimit të Parave.

Article Logic
Execution time: 0.0031709671020508