INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

"Fluturon, fluturon Ronaldo!", Real Madrid “shpërfytyron” Juventusin, Bayerni fiton ndaj Sevilla-s [VIDEO]

Publikuar më: 22:50 03-04-2018

Dy gola të shënuar nga Cristiano Ronaldo, i dyti thjesht fantastik me roveshatë, dhe një nga Marcelo, i kanë dhënë Real Madrid fitoren 3-0 në “Allianz Stadium” ndaj Juventus, që praktikisht i jep mundësinë kampionëve të Europës të jenë me një këmbë në gjysmëfinalet e Champions League.

Pavarësisht se në Itali vijon të dominojë, Juventusi humbi një tjetër shans për të treguar se mund të konkurrojë edhe në Europë.
0-3 në Torino, as në ëndrrat më të bukura të Zinedine Zidane nuk ishte parë diçka e tillë. Real Madrid marshon drejt titullit të tretë radhazi në Europë, ndërsa Juventus ka nevojë për më shumë se një mrekulli në “Santiago Bernabeu”.

Ndërkohë që Bayern Munich ka treguar eksperiencën e tij në Champions League duke mundur Sevilla-n, me pak fat, në Ramon Sanchez Pizjuan me rezultatin 2-1. Bavarezët kanë përmbysur rezultatin dhe do të shkojnë në shtëpi me një rezultat të kënaqshëm dhe pritet që ta ekzekutojë mirë edhe ndeshjen e kthimit në Allianz Arena.

Article Logic
Execution time: 0.004119873046875