INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Florjan Binaj kthen The Simpsons në mafia [VIDEO]

Florjan Binaj kthen The Simpsons në mafia [VIDEO]

Publikuar më: 21:56 16-11-2016

Ai është padyshim një ndër aktorët më të mirë, që me batutat e tij për vite me rradhë na ka mbërthyer para ekranit. Florjan Binaj është një artist polivalent, dhe ndoshta nuk e dini se përveç talentit në aktrim, ai është edhe një piktor i shkëlqyer. Kjo duket qartë edhe në punën e tij të fundit, ku krahas disa angazhimeve, ka gjetur pakëz kohë për të shkrirë talentin në pikturë. “Polici” siç e thërrasim ndryshe, ka pikturuar në mënyrë perfekte versionin “mafia” të The Simpsons, dhe e ka titulluar “The Simpsons Mafia”. Ai e ka ndarë hap pas hapi këtë projekt, deri në finalizim, ku ka paraqitur personazhet Homer, Monty, Krysty, Barney dhe Moe, me tatuazhe, birra, cigare puro dhe mbi të gjitha një vështrim frikësues. Me siguri “The Simpsons” nuk e kanë parashikuar këtë, ashtu siç kanë parashikuar shumë ngjarje të tjera. 

Article Logic
Execution time: 0.0031039714813232