INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Florian Marku Kick-boksieri-i shqiptarë: Së shpejti diçka madhështore në Tiranë

Florian Marku Kick-boksieri-i shqiptarë: Së shpejti diçka madhështore në Tiranë

Publikuar më: 18:56 12-02-2018

Boksieri profesionist Florian Marku tashmë edhe kick-boksier, dy ditë më parë ka mposhtur boshnjakun Dzevad Mutfic. Marku ka triumfuar mbi  kundërshtarin që në raundin e parë, madje duke  shkaktuar fraktura në hundë, ku gjyqtarit i është dashur të ndërpresëi ndeshjen në favor të Markut.

Kampioni nga Shqipëria sot në një prononcim ekskluziv për Gazeta Blic, ka treguar që në muajin Mars ose Prill do të organizojë një duel edhe në kryeqytetin shqiptar Tiranë.

“Në Mars ose në Prill do të bëhet diçka madhështore në Tiranë”, tha Marku.

Ndërsa për sa i përket Kosovës ai është përgjigjur në këtë mënyrë: “Do të më pëlqente shumë që të vija në Prishtinë për një ndeshje, por nuk kam pasur akoma ndonjë ofertë konkrete, ta shohim çfarë do të ndodhë në të ardhmen”.

Florian-Marku.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0040459632873535