INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Flori Mumajesi i ka “dhuruar” shumë hite, Evi Reçi flet hapur: Ja pse nuk kam bashkëpunuar më me Florin

Flori Mumajesi i ka “dhuruar” shumë hite, Evi Reçi flet hapur: Ja pse nuk kam bashkëpunuar më me Florin

Publikuar më: 20:35 08-12-2017

Evi Reçi prej disa kohësh jeton në Firence të Italisë, aty ku vijon karrierën e saj si gazetare dhe pas një shkëputjeje prej 8 vitesh nga skena e “Këngës Magjike”, ajo është rikthyer sërish. Kësaj radhe akoma edhe më e pjekur artistikisht, duke ardhur me një baladë me tinguj indianë e titulluar “Dorëzohu”.

Pavarësisht mungesës, Evi numëron disa hite në repertorin e saj, të krijuara nga kantautori Flori Mumajesi si “I ngjan asaj”, “Jemi të dy”, “Limonadë”.

Mirëpo, vitet e fundit biondja simpatike ka eksperimentuar në muzikë, duke bashkëpunuar me të tjerë kompozitorë. E ftuar në programin “Lart e Poshtë”, të gazetarit Eraldo Rexho, Evi është pyetur sepse nuk bashkëpunon më me kompozitorin e njohur.

” Nuk ka ndodhur asgjë mes meje dhe Florit, por ne këngëtarët lëvizim shumë dhe në të ardhmen mund të bëj prapë një këngë me të”, tha Evi.

 

Article Logic
Execution time: 0.0024571418762207