INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Flori Mumajesi dhe Shkurte Gashi sërish duet, zbuloni detajet

Flori Mumajesi dhe Shkurte Gashi sërish duet, zbuloni detajet

Publikuar më: 21:36 02-12-2017

Padyshim që bashkëpunimi i parë midis Florit dhe Shkurtes ishte një bashkëpunim goxha i suksesshëm, plot 22 milion klikime arriti të grumbullonte bashkëpunimi i tyre i parë “Tu Luta”.

Kjo këngë që ‘goditi’ shpirtin e publikut, nuk do të jetë i vetmi bashkëpunim mes këngëtarëve. Prive mëson se ka përfunduar edhe produksioni i radhës që bën bashkë Shkurten e Florin.

Kënga është krijuar në Threedots, teksa po ashtu ka përfunduar edhe xhirimi i klipit. Data e saktë e publikimit nuk është vendosur akoma, gjithashtu edhe titulli i bashkëpunimit nuk është vendosur akoma.

Article Logic
Execution time: 0.0036649703979492