INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Flori Mumajesi dhe djemtë e 'Threedots' pjesë e Game of Thrones? Këto FOTO nga sezoni i fundit i serialit na kanë lënë pa fjalë

Flori Mumajesi dhe djemtë e 'Threedots' pjesë e Game of Thrones? Këto FOTO nga sezoni i fundit i serialit na kanë lënë pa fjalë

Publikuar më: 13:37 09-03-2019

Sezoni i fudnit i një prej serialeve më të ndjekur në botë "Game of Thrones" po afron dhe sigurisht fansat e serialit nuk mund të jenë më të ekzaltuar, e sidomos pas trailerit që u publikua dy ditë më parë.

Faqja zyrtare e serialit ka publikur dhe disa foto të personazheve kryesorë ulur në fronin e hekurt.

E megjithatë ajo që mund të keni humbur kanë qenë fotot e kantautorit Flori Mumajesi dhe djemve të 'Threedots' ulur në fron. 

Duket se djemtë janë fansa të zjarrtë të serialit dhe kanë modifikuar fytyrat e tyre në trupin e personazheve.

Mund të themi se fotot duken aq mirë të realizuara sa djemtë mund të ishin pa frikë vërtetë pjesë e "Game of Thrones". 

 

Article Logic
Execution time: 0.0041561126708984