INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Flori Mumajesi bëhet gati për Shën Valentin, prezanton një trëndafil për...[VIDEO]

Flori Mumajesi bëhet gati për Shën Valentin, prezanton një trëndafil për...[VIDEO]

Publikuar më: 21:55 11-02-2018

Fansat e të dy artistëve ndoshta mezi po e prisnin këtë krijim dhe mesa duket Flori Mumajesi dhe Dhurata Dora kanë bashkuar forcat për të sjellë një baladë me ritme latine në prag të "Shën Valentinit".

“Trëndafil”, një këngë e punuar nga Flori, në bashkëpunim me Dhurata Dorën, sapo është publikuar në YouTube dhe pritet të jetë hiti i radhës për kantautorin e njohur dhe për Dorën.

Klipi i punuar nga Max Production është menduar t’i sjellë ndryshe dy artistët, e sidomos Dhuratën, e cila, duke iu përshtatur ritmeve të këngës, bie në sy me veshjen latine dhe pamjen ekzotike.

Gjithçka është kuruar me ngjyrën e dashurisë dhe të kuqen e trëndafilit që nuk i ndahet asnjëherë Dhuratës gjatë videoklipit.

Article Logic
Execution time: 0.0030550956726074