INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Flini të qetë! Pagjumësia nuk shkakton vdekje të hershme

Flini të qetë! Pagjumësia nuk shkakton vdekje të hershme

Publikuar më: 16:48 16-11-2018

Pacientët që vuajnë nga pagjumësia duhet të ndihen të qetë, pasi studimi më i madh i realizuar ndonjëherë për mungesën e gjumit zbuloi se nuk ai nuk është shkak për vdekje të hershme. Studimi ku u analizuan të dhënat mjekësore të më shumë se 36 milion njerëzve zbuloi se nuk ka prova që tregojnë së mungesa e gjumit ose zgjimi gjatë natës ndikon në vdekshmëri. Studiuesit nga Universiteti Flinders, Adelaide, kanë analizuar 17 studime që hetojnë një lidhje të mundshme midis pagjumësisë dhe vdekshmërisë. Studimet u kryen në të gjithë botën për një mesatare prej 11 vjetësh. Shumica ishin realizuar nga pacientë, të cilët kishin vetë-raportuar pagjumësi, ndërsa disa ishin diagnostikuar zyrtarisht. Pagjumësia u përkufizua si e shpeshtë në rastet kur pacientët ankoheshin se nuk kishin fjetur gjatë tre apo më shumë netë në javë, që në disa raste zgjaste më shumë se një muaj. Rezultatet sugjerojnë se ndërsa pagjumësia mund të çojë në gjithçka, nga depresioni dhe ankthi e deri tek diabeti dhe problemet mendore, ai në të vërtetë nuk ndikon në jetëgjatësinë e një personi. Studiuesit theksojnë se ata kanë analizuar vetëm 17 studime, të cilat kanë pasur një kohë relativisht të shkurtër ndjekjeje. Për këtë arsye kërkohen prova më të gjata për të konfirmuar gjetjet. Insomnia është çrregullimi më i zakonshëm i gjumit, duke prekur 10 deri 30 për qind të njerëzve. Studimet e mëparshme kanë sugjeruar që mungesa e gjumit rrit rrahjet e zemrës së një personi të cilat mendohet se çojnë në një vdekje të hershme. Por autorët e studimit më të fundit argumentojnë se provat që mbështesin këtë janë të kufizuara, me shumë studime që janë të vogla dhe nuk përshtaten për faktorë të tillë si pirja e duhanit apo obeziteti.

Article Logic
Execution time: 0.0040650367736816