INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Flet për herë të parë Pete Davidson: Fejesa me Ariana Grande më bëri të dukem si budalla

Flet për herë të parë Pete Davidson: Fejesa me Ariana Grande më bëri të dukem si budalla

Publikuar më: 12:09 22-10-2018

Para një jave ka marrë fund fejesa e Ariana Grande me Pete Davidson për shkak të gjendjes së rënduar të këngëtares. Për herë të parë ka folur edhe Pete në eventin “Swing Left”, ku nuk iu shmang dot lajmit për ndarjen e tij nga këngëtarja.

Komediani 24 vjeçar ka treguar se është penduar për këto tatuazhe të cilat i ka mbrojtur me shumë ngulm kur të tjerët i gjykonin. Komediani do të donte të mos ishte nxituar në lidhje me këngëtaren 25-vjeçare dhe tashmë që çdo gjë ka mbaruar atij i duket vetja si një budalla.

“Ashtu siç e dini, ne jemi ndarë, por kur u fejuam bëmë tatuazhe. Dhe nëpër revista shkruhej, “A ishte Pete budalla?”. Dhe 93% e tyre thoshin “Po”. Dhe unë thoja, “Mos i dëgjo ata, janë inatçinj”. Dhe ditën tjetër ne ishim në kuzhinë dhe doli se unë isha budalla. Jam një djalë i mirë që thjesht më gjuajnë në organin gjenital. Dhe ju mendoni, “Ah, ai djali i shkretë. Shpresoj që mos ta vrasë veten”. Kjo është Amerika”, u shpreh ish-i i Ariana Grande.

ariana-pete.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0018091201782227