INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Flet kapiteni i ri i kombëtares: “Kënaqësi të kem këtë përgjegjësi, do jap maksimumin për ekipin.”

Flet kapiteni i ri i kombëtares: “Kënaqësi të kem këtë përgjegjësi, do jap maksimumin për ekipin.”

Publikuar më: 11:52 11-10-2018

Mërgim Mavraj, kapiteni më i ri i kombëtares shqiptare u zgjodh dje me vota nga vetë lojtarët. Qendërmbrojtësi ka luajtur 40 ndeshje me ekipin e kombëtares dhe është një siguri e madhe për ekipin tonë në qendër të mbrojtjes.

Në konferencën për shtyp, pyetur nga gazetarët, ai është përgjigjur se nuk e priste këtë përgjegjësi dhe se është i lumtur që i është ngarkuar atij.

Ai tha se kombëtarja është gati për Izraelin dhe 3 pikët atje janë shumë të rëndësishme. Shumë titullarë u kursyen për të qenë gati kundër ndeshjes vendimtare, sipas Mavrajt.

Përsa i përket formës fizike, lojtari u shpreh se nuk është ende 100%, por ai po stërvitet shumë për të arritur atje dhe për të qenë në shërbim të plotë të ekipit.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0033779144287109