INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Flenë gjumë!” Pas Encës, Capital T thumbon keq kolegët e estradës [FOTO]

“Flenë gjumë!” Pas Encës, Capital T thumbon keq kolegët e estradës [FOTO]

Publikuar më: 09:42 30-05-2019

Capital T është një reper mjaft i famshëm prej vitesh, ku tashmë po korr shumë sukses në tregun muzikor shqiptar.

Karakteristika e tij më e veçantë është fakti se gjithmonë përpiqet që të sjellë inovacione të reja në artin që bën, duke e bërë në këtë mënyrë shumë konkurrues me pjesën tjetër të estradës.

Ditën e djeshme Enca ka thumbuar shumë këngëtarë përmes një postimi në Instastory ku shkruante:

“Sinqerisht, falenderoni Zotin për mua përndryshe kjo industri do ishte e mërzitshme si dreqi! Kam bërë pop, reggaeton, rep, baladë, tallava të gjitha në një vit. Përmendni një tjetër artist, po ju pres!”- ka shkruar këngëtarja një ditë më parë.

thi.jpg

Ditën e sotme, të njëjtën gjë ka bërë dhe reperi Capital T në një postim në Instastory, duke treguar sukseset e tij që po arrin çdo ditë e më shumë duke publikuar këngë njëra pas tjetrës, brenda një periudhe të shkurtër kohore.

“Ka një për çdo muaj, tjerët flenë gjumë”- ka shkruar reperi.

fj.png

Pas këtyre dy këngëtarëve, mendojmë se do të ketë edhe shumë reagime të ndryshme nga artista të tjerë, kështuqë gjihçka mbetet për tu parë në vijim…

Article Logic
Execution time: 0.0031061172485352