INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fjorentina e ''BBA9'' nuk kursen ofendimet! Akuzon dhe shan si mos më keq Damianon: ''Nëse ke b*thë...''

Fjorentina e ''BBA9'' nuk kursen ofendimet! Akuzon dhe shan si mos më keq Damianon: ''Nëse ke b*thë...''

Publikuar më: 17:29 21-05-2018

Damiano Agalliu dhe Fjorentina Halili kanë qenë dy ish-banorët më të komentuar në edicionin e kaluar të “Big Brother Albania” dhe shkak për këtë shpesh herë janë bërë zënkat që kanë pasur me banorët e tjerë që kanë qenë pjesë e këtij realit show.

Pas daljes nga loja ata vazhduan të kishin konflikte të ndryshme me njëri- tjetrin dhe përpara disa muajsh diskutuan shumë nga mediat për një sherr virtual që nisi pasi Damiano i tha Fjorentinës se nëse s’ka ndonjë projekt të ri për njerëzit të iki të haj bukë me domate.

Mirëpo edhe pse prej muajsh ata nuk kanë pasur asnjë komunikim dhe u duk se sherri i tyre i dikurshëm u la me aq, mesa duket gjakrat janë rindezur mes tyre. Pak minuta më parë Fjorentina ka bërë një status në ‘Instastory’ ku e ofendon rëndë ish banorin e BB9.

“Ooo Dami o nishi Suedis në ke b… sic bën nëpër rrjete sociale hajte të ta shikojmë sa b… ke dhe ball për ball me mua o femër e degjenerume, po pres të më zhbllokosh nga nr dhe insta që të flasim se femrar si ty këtë bëjnë të bëjnë bllok hajt ta shohim një her sa trim je po të pres”, ka shkruar ajo në postimin e saj.

Ende nuk dihet shkau që Fjorentina ka shpërthyer kundër Damianos, dhe ish konkurrenti nuk ka reaguar akoma për këtë deklaratë.

fjoristatususudsdsda.png

Article Logic
Execution time: 0.0035469532012939