INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fjalët e para të Ronaldos si lojtar i Juventus: Champions League dhe rivaliteti me Messin? Ja pse zgjodha Juventusin! [VIDEO]

Fjalët e para të Ronaldos si lojtar i Juventus: Champions League dhe rivaliteti me Messin? Ja pse zgjodha Juventusin! [VIDEO]

Publikuar më: 19:33 16-07-2018

Ende pa shkelmuar topin e parë me fanellën e Juventusit, Kristiano Ronaldo është vënë nën presionin e liderit që duhet të udhëheqë bardhezinjtë drejt fitimit të Ligës së Kampioneve. Fillimisht ishin tifozët bardhezinj që brohoritën: “Ronaldo na sill Champions-in”, ndërkohë që ai po kryente vizitat mjekësore në “J Medical”.

Ylli portugez u pyet gjithashtu nga gazetarët pak minuta më parë, nëse po mendon për fitimin e Ligës së Kampioneve, trofeun që i mungon kaq shumë bardhezinjve.

Në përgjigjen e tij Ronaldo la të kuptohej se arritja deri te trofeu prestigjioz nuk është aq e thjeshtë, duke hequr disa përgjegjësi nga supet.

“Liga e Kampioneve? E di që të gjithë skuadrat duan të fitojnë Ligën e Kampioneve, nuk është e thjeshtë, por ekziston mundësia që klubi të arrijë këtë objektiv. Do të luftojmë për çdo trofe, është e vërtetë që turnetë mund të jenë të vështirë. Por duhet të jemi të qetë. Liga e Kampioneve është e vështirë të fitohet, unë shpresoj të ndihmoj. Juventusi i ka shkuar shumë afër në vitet e fundit, pastaj finalet janë gjithmonë surprizë. Unë shpresoj të sjell fat”, tha Ronaldo.

Zgjedhja ishte e lehtë, pasi ky është klubi më i mirë në Itali, ka histori e tituj. Mendoj për të tashmen, më pëlqen futbolli, jam i ri dhe gjithmonë më pëlqejnë sfidat në jetë. Kam pasur një karrierë si në ëndrra deri tani, as që e mendoja që do të fitoja kaq shumë tituj individualisht e në klub, sfidat janë pjesë e jetës time dhe kjo sfidë do të jetë aq e mirë sa të tjera.

Nuk jam i mërzitur pas largimit nga Reali, pasi jam këtu se është një sfidë e re për karrierën time, se është një klub i madh. Zakonisht në moshën time shkojnë në Katar apo Kinë, por mbërritja në këtë klub më bën më të lumtur. I jam mirënjohës Juventusit për këtë mundësi

Seria A? Siç e kam thënë, më pëlqejnë shumë sfidat, është një kampionat i vështirë dhe shumë taktik. Mua më pëlqen të provoj gjëra të reja, të eksperimentoj. E di që do të jetë e vështirë, por në karrierën time nuk kam pasur asgjë të lehtë. Nuk më pëlqen të qëndroj i ulur në karrige në shtëpi, nuk ka ndodhur asnjëherë. Unë kam besim të plotë te futbolli im, të shokët e skuadrës, te Juventusi”, tha portugezi para gazetarëve.

Article Logic
Execution time: 0.0037710666656494