INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fituesi i dy medaljeve olimpike vritet me thikë në moshën 25-vjeçare

Fituesi i dy medaljeve olimpike vritet me thikë në moshën 25-vjeçare

Publikuar më: 11:05 20-07-2018

Një nga figurat më të njohura të patinazhit, Denis Ten, dy herë fitues i medaljeve olimpike, vdiq të enjten në moshën 25 vjeç, pasi u godit me thikë. Denis u bë i pari patinator nga Kazakistani që fitoi një medalje olimpike. Ai siguroi një medalje bronzi në Soçi në vitin 2014. 25-vjeçari u godit me thikë nga dy burra të cilët u përpoqën të vjedhin pasqyrat e makinës së tij, sipas agjencisë së lajmeve Kazinform.

patinatori.jpg

Ish medalisti i botës u dërgua në spital pas sulmit në Almaty, qytetin më të madh të vendit, por vdiq më vonë nga plagët e tij. Patinatori amerikan Adam Rippon e përshkroi atë si një "frymëzim të madh".
Rippon shkroi në Twitter: "Miku im i skatingut, @Tenis_Den, vdiq sot. Ai ishte kaq i mirë me të gjithë dhe një frymëzim i madh për mua dhe për shumë njerëz të tjerë. Të vranë në rrugët e Kazakistanit, Denis, faleminderit që na tregove se si të bëhesh kampion, koha jote me ne ishte shumë e shkurtër”-shkroi sportisti amerikan.

denis.jpg

"Denis ishte një atlet i madh dhe një ambasador i madh në sportin e tij, një njeri simpatik me një personalitet të ngrohtë. Është një tragjedi e madhe humbja e tij në një moshë kaq të re"- tha Thomas Bach, kryetar i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar.
Ai u ngjit dy herë në podium në Kampionatin Botëror, duke fituar medaljen e argjend në vitin 2013 dhe atë të bronzit në 2015. Ministri kazak i Kulturës dhe Sporteve, Arystanbek Mukhamediuly e quajti sulmin "një tragjedi të tmerrshme dhe të padrejtë", raportoi Kazinform. "Denis Ten është një figurë e pabesueshme, legjenda e sportit tonë, krenaria jonë. Ai vdiq pavarësisht nga përpjekja që bën mjekët më të mirë për të shpëtuar jetën e tij”-deklaroi ministri. Disa atletë nga Japonia, një vend i njohur për prodhimin e disa prej patinatorëve më të suksesshëm në botë, shprehën hidhërimin e tyre në mediet sociale për largimin e 25-vjeçarit nga jeta.

denisi_i.jpeg

Article Logic
Execution time: 0.0037751197814941