INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Filma me seksi se ‘’50 Shades of Grey’’? Ka plot ! Ja disa prej tyre

Filma me seksi se ‘’50 Shades of Grey’’? Ka plot ! Ja disa prej tyre

Publikuar më: 15:55 04-05-2018

Në momentin e parë që doli traileri i “50 Shades of Grey”, pati goxha reagime nga publiku për shkak të përmbajtjes seksuale dhe u konsiderua si prezantim i botës me BDSM (mund ta google-oni termin).
Por në fakt, ne njerëzit që kemi kohë që ndjekim në mënyrë rigoroze botën e kinemasë dhe na pëlqen të gërrmojmë ndër filmat e vjetër, e dimë që kjo nuk është aspak e vërtetë.
Pasolini apo Russ Meyer e shumë të tjerë, ndihen të ofenduar nga përtej varrit për këtë punë pasi 50 Shades përpara filmave të tyre e kolegëve të tjerë, duket si një lojë.
Gjithsesi, nuk po e rëndoj dorën me këto filmat me skena të forta dhe po përmend disa të tjerë më “të lehtë” por prap se prapë me përmbajtje më erotike se filmi i lartpërmendur që bëri namin. Do e vendos edhe një të rëndë fare në fund, sepse… Pse jo?

 

9 1/2 Weeks (1986)


Ky film konsiderohet si një klasik i zhanrit erotik që ndër vite ka fituar titullin kult dhe është vlerësuar më shumë se në periudhën kur doli. Fuqia e tij qëndron në dinamikën shume realistike të marrëdhënies midis dy personazheve kryesore që luhen nga Kim Basinger dhe Mickey Rourke (pothuajse ccdo film i këtij djali është me HOT se 50 Shades). Skenat e seksit gjithashtu janë të portretizuara në mënyrë shumë reale, ndryshe nga shumë filma të tjere të ngjashëm.

 

The Cook, the Thief, His Wife, and Her Lover (1989)

Ky film është i realizuar në një mënyrë shumë të bukur, por kjo veper me doza brutaliteti, humori të zi dhe sigurisht eroticizmi nuk është e përshtatshme për të gjitha shijet. Ka shumë dhunë dhe përmbajtje që mund të krijojë një eksperiencë pak të bezdisur për shikuesit sensitiv. Kinematografia është shumë e mirë, me sete të bukura dhe kostumë të dizajnuara nga vetë Jean-Paul Gaultier. Ka një marredhënie shumë erotike midis gruas se gangsterrit luajtur nga Helen Mirren dhe dashnorit të saj sekret i cili ka një librari. S’po vazhdoj më tutje, por është tepër interesant si film.

 

Last Tango in Paris (1972)


Filmi i Bernardo Bertoluccit ka shumë polemika, por ama njihet si një ndër filmat më të rëndësishëm erotik që është prodhuar ndonjëherë. Ploti është i ccuditshëm, nuk është film gallatë.
Është një produkt që nuk mund t’a shohësh pa ndjerë diccka, mos të them pa ndjerë diccka të fortë. Personazhet kryesorë të portretizuar nga Marlon Brando dhe Maria Schneider, nisin nje marrëdhënie të ccuditshme seksuale e cila është shumë kontroverse, aq kontroverse sa në disa vende ju ndalua transmetimi dhe Bertolucci u arrestua në Itali.


Tie me up, Tie me down (1990)


Filmi spanjoll i drejtuar nga Pedro Almodovar është shumë gallatë, por shumë i vështirë për t’a futur në një kategori specifike. Është një komedi romantike dhe erotike me humor të errët.
Në këtë film keni zotin maço dora vetë, Antonio Banderasin, si një ish-pacient me sëmundje mendore (tashmë “i kuruar”) i cili do një jetë normale me Marinën, por gjërat sigurisht s’mund të jenë aq të lehta.

 

Shame (2011)


Ky film flet për një mashkull nimfomaniak, nevojat e të cilit e mbajnë të mpirë ndaj ccdo gjëje tjetër që e rrethon. Aktori kryesor, Michael Fassbender, e sjell rolin e të fiksuarit mbas seksit shumë bukur dhe skenat erotike kanë shumë intensitet.

 

 

Nymphomaniac (2013)

Filmi me dy pjesë i Lars von Trier, ka marre pafund kritika për këtë film me përmbajtje seksuale TEPËR të lartë, madje madje u hapën edhe debate për vizën e artë ndarëse të artit nga pornoja.
Sigurisht që rolin kryesor e ka Charlotte Gainsbourg, muza von Trierit, një femër e cila është vetë-diagnostikuar si nimfomaniake. Në skenën hapëse të filmit e gjejmë atë të rrahur keq në një cep rruge dhe vazhdimi i historisë konsiston në rrëfimin e saj për rrugëtimin e kryer deri në këtë moment.
Ky film është një odise erotike që kërkon një mendje të hapur dhe shumë vëmendje prej filozofisë penetruese që ka.

 

Lista mund të vazhdojë pafund, mund të përmend edhe tituj si Eyes Wide Shut, Sex & Lucia, Unfaithful, Secretary, etj.
Ideja është të mos bini pre e marketingut por kur të keni kohë të shqyrtoni pak përtej në filma, sepse mr. Grey dhe shumë zotërinj të tjerë, nuk kanë bërë revolucion në kinema. Madje as nuk janë afër.

 

Nga Dafne Bajraktari

Article Logic
Execution time: 0.0033199787139893