INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fillon numërimi mbrapsht për 'Big Bang Theory'

Fillon numërimi mbrapsht për 'Big Bang Theory'

Publikuar më: 18:24 12-03-2019

Sezoni 12 që po transmetohet i “The Big Bang Theory” do të jetë dhe i fundit i serialit ikonë komedi të “CBS”. Lajmi për përfundimin e tij ishte shumë i dhimbshëm për fansat dhe akoma më i dhimbshëm është edhe të mësonin se kur do të ishte episodi final. Do të transmetohet më 16 maj.

Ende nuk ka asnjë të dhënë se si do të përfundojë seriali, por në internet kanë nisur spekulimet dhe teori të llojeve të ndryshme. Ka nga ata që mendojnë se Leonard e Penny do të bëhen prindër dhe ndonjë dasmë në dukje për beqarin e grupit Raj.

Sipas medies, fundi do të ketë polemika. Nuk mendohet se për finalen të jenë dakord të gjithë. Ashtu sikur ndodhi edhe me “How I Met Your Mother” dhe “Two and a half man”, të realizuara sërish nga Chuck Lorre.

Ishte Johnny Galecki, Leonardi i serialit, ai që u bë nostalgjik në rrjetet sociale: “273 episode të xhiruara, 26 ditë ende në skenën e “TBBT”, 6 episode ende për të xhiruar, 66 ditë nga finalja që do të zgjasë një orë. Gjithçka shumë surreale”.

Article Logic
Execution time: 0.003209114074707