INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fifi: Gërshetat më shkaktuan shumë probleme, gati më lanë...

Fifi: Gërshetat më shkaktuan shumë probleme, gati më lanë...

Publikuar më: 12:06 05-01-2018

Fifi aktualisht është një ndër këngëtaret dhe kantautoret më të suksesshme në vendin tonë. Së fundmi ajo dalloi edhe në festivalin e “Kënga Magjike” me këngës “Zhurmë”, ku fitoi vendin e tretë si një ndër këngët më të votuara nga kolegët e saj këngëtarë.

Ditën e djeshme Fifi ishte e ftuar tek “Rudina”. Ajo ka folur edhe për flokët e saj, dikur me gërsheta shumëngjyrësh, tani me flokë të zeza. Pavarësisht se atëherë i dukeshin goxha bukur kantautorja është shprehur se gërshetat i shkaktuan goxha probleme.

Kantautorja zbuloi se iu desh të blinte një paruke që të mos hiqte dorë nga gërshetat dalluese, sepse situata me flokët e saj u bë paksa e frikshme. Pas 5 muajsh me flokët e thurur fije-fije, s’mbanin më.

“Fillimisht gërshetat ishin të miat, pastaj i vura paruke sepse filluan të më bien shumë. Flokët e mia po më këputeshin, po bëhej shumë situatë e rëndë”, është shprehur Fifi.  

10b616207d45f1c0df6a822aa11bc1db.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0021321773529053