INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION SMART MED+ SPORTS VIDEOS
Festë spanjolle në Francë! Griezmann me shokë mposhtin Marseille-n, Atletico Madrid fiton “Europa League”

Festë spanjolle në Francë! Griezmann me shokë mposhtin Marseille-n, Atletico Madrid fiton “Europa League”

Publikuar më: 22:40 16-05-2018

Atletico Madrid ka triumfuar në finalen e Europa League duke mposhtur Marseille me rezultatin 3-0. Ishte një atmosferë e mrekullueshme në Parc Olympique Lyonnais, gjithashtu edhe ndeshja ishte e ortë dhe e luftuar. Por në fund fitoi eksperienca e spanjollëve.

Ishin francezët ata që kishin mundësinë e artë për të zhbllokuar rezultatin që në minutën e 4’ kur Germain mori një pasim fantastik nga Dimitri Payet, por sulmuesi bën një goditje të gabuar. Atë që nuk e bëri Germain, e bën Griezmann.

Pas një gabimi në mbrojtje, sulmuesi i Atletico Madrid shënon golin e parë të ndeshjes ndaj bashkëkombësve të tij. Pak minuta më pas vjen disfata më e madhe e Marseille, lojtari kryesor Payet pëson një dëmtim dhe detyrohet të dalë nga fusha duke i lënë vendin Lopez.

Pas pushimit Atletico dyfishon rezultatin dhe ishte përsëri Antoine Griezmann. Ndeshja ty mund të quhet e mbyllur, duke njohur pikën më të fortë të spanjollëve që është mbrojtja. Skuadra e Burgos arrin të menaxhojë shumë mirë rezultatin deri në fund të takimit ku shënoi edhe golin e tretë falë golit të Gabi-t.

 

Article Logic
Execution time: 0.001262903213501
array(1) { ["section"]=> string(107) "feste-spanjolle-ne-france-griezmann-me-shoke-mposhtin-marseille-n-atletico-madrid-fiton-europa-league-58591" }