INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Festa e ditëlindjs që u kthye në tragjedi, humb jetën efektivi shqiptar

Festa e ditëlindjs që u kthye në tragjedi, humb jetën efektivi shqiptar

Publikuar më: 10:02 24-05-2019

Si pasojë e një aksidenti automobilistik ditën e martë, humbi jetën Ervin Dervina, Oficer i Kontaktit i Shqipërisë pranë Qendrës për Forcimin e Ligjit në Evropën Juglindore (SELEC), si dhe bashkëshortja e tij, shtetase rumune, identiteti i të cilës nuk bëhet i ditur.

Sot kanë dalë detaje të reja nga aksidenti tragjik, ku makina e zyrtarit shqiptar u përplas nga një kamion. Makina ku udhëtonte Dervina drejtohej nga bashkëshortja e tij, e cila pikërisht dje kishte festuar dhe ditëlindjen.

Çifti po kthehej nga një drekë me ambasadorin shqiptar në Bukuresht dhe disa kolegë në një fshat turistik, dhe përveç tyre ishte dhe tre mjete të tjera diplomatike, të cilat fatmirësisht nuk u përfshinë në aksident.

Article Logic
Execution time: 0.0029339790344238