INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
FËSHFËRIMË

FËSHFËRIMË

Publikuar më: 19:04 14-11-2018

Nëse iki i marr me vete të gjitha,
edhe pikëpyetjet, edhe pendesat, edhe fjalët…
edhe sendet e kota që rrine mbyllur nëpër sirtarë,
por nuk i marr zogjtë, as pyjet, as detet,
aq më pak nuk i marr rrugët ti mbyll në të ardhmen time,
mund të të duhen për tu nisur një ditë,
mund të me duhen për tu kthyer një pasdite vere.
Nëse iki i marr me vete dhe sandalet e vjetra,
Por gjithmonë do i lë aty ku janë ullishtet,
jo vetëm që ti të ulesh poshtë pemëve,
por që zhurma e detit të fëshfërij nëpër gjethe,
Thua vallë a dinë të ëndërrojnë ullinjtë?
Nese iki, do zgjedh ta bëj një ditë
nga ato ku më mërzisin zakonet e tua,
ose një nga ato ditë kur kam thyer pasqyrën,
por sonte teksa mendoja gjithë këtë në pragun e derës,
u ktheva, sepse ende nuk jam e gatshme mos të të dua.

Falenderojmë Irena Shabani për shkrimin e publikuar në intv.al/

 

Article Logic
Execution time: 0.0036940574645996