INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ferri në pyjet e Amazonës, aktori i njohur premton miliona dollarë

Ferri në pyjet e Amazonës, aktori i njohur premton miliona dollarë

Publikuar më: 11:55 26-08-2019

Zjarri me të cilin po përballen pyjet e Amazonës ka tërhequr vëmendjen edhe të aktorit të njohur Leonardo DiCaprio.

DiCaprio është i gatshëm të dhurojë 5 milionë dollar për të ndihmuar më ruajtjen e pyllit të konsideruar ‘mushkëria’ e botës.

Siç shkruan “Variety“, organizata e sapokrijuar e DiCaprios e quajtur “Earth Alliance”, ka premtuar 5 milion dollarë për ruajtjen e pyjeve të shiut në Amazonë.

Amazon Forest Fund po kërkon fonde për të mbrojtur biodiversitetin e jetës së Amazonës ndërsa zjarret kanë përfshirë të gjithë rajonin. Mësohet se 72.000 zjarre kanë përfshirë pyjet.

Amazona është pylli më i madh në botë, që ndodhet në tetë vende dhe prodhon 20 përqind të oksigjenit të tokës. Shpesh quhet “mushkëria e planetit” për shkak të sasisë së oksigjenit që prodhon.

Article Logic
Execution time: 0.0025429725646973