INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
FERO ka një pyetje për fansat, ata e lënë me “gisht në gojë”, ja si e nxjerrin bllof [FOTO]

FERO ka një pyetje për fansat, ata e lënë me “gisht në gojë”, ja si e nxjerrin bllof [FOTO]

Publikuar më: 18:04 05-05-2018

Kujdes herën tjetër Fero! 

Ai është një nga reperat më të komentuar në media, por gjithashtu Fero është edhe shumë aktiv me projekte muzikore të cilat përfliten shumë nga publiku. Nëse fama e artistëve matet me klikime, atëherë Fero është shumë i famshëm në vendin tonë sepse këngët e tij kanë gjeneruar me të vërtetë shumë klikime.

Këto ditë, Fero ka njoftuar se shumë shpejt do të publikohet projekti i tij më i ri, por përveç tij edhe një album me disa krijime të autorit.

Në fotografinë e fundit të shkrepur në studio muzikore, Fero pyet fansat nëse e dinë se çfarë i ka bërë ai albumit të ri.

“A MUNI ME DIT QKA I KOM BO ALBUMIT ? ??”, ka shkruar reperi duke marrë qindra komente nga ndjekësit. Shumë e kanë lavdëruar, por një pjesë e mirë e tyre e kanë ofenduar duke i thënë: “e ke dhi”, madje ka edhe nga ata që i thonë se ai nuk është për muzikë.

A MUNI ME DIT QKA I KOM BO ALBUMIT ? ?? @zzapnchriss

A post shared by FERO / ALLES BABA (@ferofera) on

 

 

Article Logic
Execution time: 0.003648042678833