INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fero i shkoi në shtëpi dhe e quajti “këlysh” në koncert, reperi i njohur bën reagimin EPIK [VIDEO]

Fero i shkoi në shtëpi dhe e quajti “këlysh” në koncert, reperi i njohur bën reagimin EPIK [VIDEO]

Publikuar më: 15:21 02-08-2019

Fero dhe reperi i njohur nga Tetova, S4MM prej disa kohësh nuk i kanë mirë marrëdhëniet me njëri-tjetrin. Ata shpesh lëshojnë deklarata thumbuese dhe e fundit ishte ajo e Feros mbrëmjen e kaluar.

Teksa Fero ka mbajtur një koncert në qytetin lindjes së S4MM, ai nuk ka humbur mundësinë për ti bërë diss as në shtëpinë e tij.

Gjatë performancës së djeshme Fero filloi të shajë reperin, duke e quajtur edhe këlysh (lexo këtu).

Por nga ana tjetër duket se reperi nga Kosova nuk ka ndërmend të vrasë mendje lidhur me fjalët e tij, pasi deri më tani nuk ka thënë asnjë deklaratë me diss-in e Feros, por thjesht ka reaguar me një video nga pushimet ku ndodhet me miqtë e tij. Reperi shfaqet i shtrirë në shezlon teksa shijon një akullore dhe bën sikur flet në telefon duke mbajtur një tufë me para.

Article Logic
Execution time: 0.0029950141906738