INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fero e talli rëndë, por tashmë Duda e çon një hap më tutje konfliktin: ‘’Do t’vij tek shpia’’[VIDEO/FOTO]

Fero e talli rëndë, por tashmë Duda e çon një hap më tutje konfliktin: ‘’Do t’vij tek shpia’’[VIDEO/FOTO]

Publikuar më: 21:17 10-05-2019

Në ditën e sotme një ngjarje tepër interesante ka ndodhur në botën e Hip-Hop-it.

Një nga figurat më të vjetra të repit shqiptar Duda është kthyer në rrjete sociale pas shumë kohësh dhe veprimi i parë që ka bërë duket se është komenti në “Instagram-in” e Feros.

“Ti munesh me kan humori ma i mir ne Hip Hop shqip ose ma i rrahuri, po asnjeher RAP artist… (edhe ktyne tjerve ju ka ik ftyra hala pa e bo ftyren mire)”, - shkruajti Duda në postimin e Feros.

Reperi nuk hezitoi ti përgjigjej dhe t'i tregonte se kur ka qenë hiti e tij e fundit.

“Hala gjallë kukshe a. muzika jote hit e fundit u kon 2006. dhomqi mu ke kap n’***nashte dhez apet”, ishte përgjigja e Feros.

Në një video live më pas me fansat, Fero ka sqaruar se Duda tashmë vetëm po kërkon famë prej tij, duke e konsideruar atë një reper pa shumë suksese, ndërsa ai në vetëm 21 vjet ka shëtitur të gjithë Shqipërinë.

Përpara këtyre komenteve, Duda nuk qëndroi dot gjakftohtë dhe në Instagram-in e tij, e agravoi më tej situatën duke postuar një story ku shkruante se do t’i shkojë Feros në shtëpi, sapo ky të kthehej nga Zvicra.

“Kur t’kthehesh prej Zvicrës n’Gjilan na t’vina te shpia si gjith’ qysh. Ju vina Double G”, shkruajti Duda.

duda-610x1024.jpg

fero-1.png

 

Article Logic
Execution time: 0.003943920135498