INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fermerët, stresi rritet çdo ditë e më shumë, duke rrit riskun dhe për vetëvrasje [VIDEO]

Fermerët, stresi rritet çdo ditë e më shumë, duke rrit riskun dhe për vetëvrasje [VIDEO]

Publikuar më: 13:55 21-11-2017

Fermerët në SHBA po vuajnë gjithnjë e më shumë nga depresioni dhe ankthi madje duke rritur kështu dhe riskun për vetëvrasje, raporton një studim i fundit.
Prodhuesit ruralë, peshkatarët dhe profesionistët pyjorë ishin grupe e personave që kishin përqindjen më të lartë për të kryer vetëvrasje sipas të dhënave të publikuar nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.
Çmimet e ulta, prodhimi që nuk shitet dhe shpenzimet e larta janë ndër faktorët që po stresojnë fermerët amerikanë.
Sipas anketimeve rreth 80% e fermerëve pranuan që ishin gjithmonë nën presion dhe përjetonin stres të vazhdueshëm.
Shifrat alarmante e bënë shtetin që të ndërmarrë një nismë për tiu ardhur në ndihmë fermerëve.
Departamenti i Bujqësisë iu prezantoi prodhueseve rural një linjë telefonike 24 orësh që iu siguron fermerëve mbështetje, dhe këshillim për situatën ku ndodhen.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0030560493469238