INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fermerët në protestë, bllokohet autostrada Fier-Lushnje [VIDEO]

Fermerët në protestë, bllokohet autostrada Fier-Lushnje [VIDEO]

Publikuar më: 11:35 20-03-2019

Fermerët e Lushnjës dhe grumbulluesit e qumështit kanë dalë sot në protestë duke kundërshtuar ndryshimin e rimbursimin e TVSH-së për agro-përpunuesit.

Ata kanë dalë në rrugë pranë Rotondos në qytetin e Lushnjës duke bllokuar qarkullimin në hyrje të autostradës Fier Lushnje.

Të pranishëm janë edhe forcat e ndërhyrjes së shpejtë.

Kjo nuk është protesta e parë, pasi edhe disa ditë më parë këta fermerë dolën në rrugë dhe në shenjë proteste derdhën qumështin në rrugë duke i bëri thirrje qeverisë të tërhiqet nga ky vendim.

Ata shprehen se ky vendim po i falimenton në punën e tyre.

Article Logic
Execution time: 0.0035128593444824