INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fergie publikon klipin e

Fergie publikon klipin e "Enchante", Kendall Jenner merr gjithë vëmendjen [VIDEO]

Publikuar më: 14:45 22-09-2017

Fergie ka publikuar këtë të enjten këngën e saj të re “Enchante” (E magjepsur), një këngë në bashkëpunim me djalin e saj 4-vjeçar Axl Jack (që mund ta dëgjoni në fillim të klipit).
Këngëtarja 42-vjeçare i ka besuar supermodeles Kendall Jenner. Bukuroshja 22- vjeçare shfaqet në shtrat e cila zgjohet nga gjumi nga zëri i Axl, për t’u bërë gati për pak "glam".

I gjithë klipi është shoqëruar me efektin shumë të dashur “boomerang”, një ide shumë e gjetur e që përshtatet më së miri me këngën me nota pozitive që të bëjnë të kërcesh. 
Mesa duket Fergie ka një simpati të madhe për motrat Kardashian/ Jenner. Ky nuk është bashkëpunimi i parë mes tyre. Kim u shfaq në videon muzikore të vitit të kaluar të këngës “MILF$”.

Article Logic
Execution time: 0.0030949115753174