INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fergie dhe Josh Duhamel janë drejt divorcit [FOTO]

Fergie dhe Josh Duhamel janë drejt divorcit [FOTO]

Publikuar më: 11:59 15-09-2017

JOOOOOOO!

Pas tetë viteve martesë, Fergie dhe Josh Duhamel kanë vendosur t'i japin fund lidhjes së tyre në fillim të vitit.

"Me dashuri dhe respekt të plot kemi vendosur të ndahemi si çift në fillim të këtij viti. Për t'i dhënë familjes tonë mundësinë më të mirë për t'u përshtatur, ne donim ta mbanim këtë çështje private përpara se ta ndanim atë me publikun. Ne jemi dhe do të jemi gjithmonë të bashkuar në mbështetjen tonë të njëri-tjetrit dhe familjes sonë”, tha çifti në një deklaratë për People.

Këngëtarja e Black Eyed Peas dhe aktori 42- vjeçar u martuan në 10 janar 2009 në  Malibu dhe nga martesa e tyre kanë një djalë 4 vjeçar të quajtur Axl Jack. Me sa duket, marrëdhënia mes çiftit kishte kohë që nuk funkiononte, pasi Fergie, emri i vërtetë Stacy Ann Ferguson, nuk i priti mirë thashethemet e përhapura se ajo ishte në pritje të një fëmijë të dytë.

“Kam dëgjuar kaq shumë thashetheme për këtë gjë. Nuk kam asnjë ide se çfarë do ndodhë në të ardhmen”, tha ajo.

Ndërkohë në janar ata festuan tetë vjetorin e martesës së tyre, e cila me sa duket nuk funksionoi.

44112190119a671e8e5fa289eecab309.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0031819343566895