INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Fenomeni': Prisni edhe pak, të gjithë do flasin për këtë skuadër

'Fenomeni': Prisni edhe pak, të gjithë do flasin për këtë skuadër

Publikuar më: 15:56 26-09-2018

Ish sulmuesi i Brazilit, “Fenomeni” Ronaldo, dëshiron që ta bëjë Real Valladolid një skuadër të madhe për futbollin Europian. Legjenda e Real Madrid dhe Inter bleu pjesën më të madhe të aksioneve të ekipit në fillim të muajit.

Pas shakasë në lidhje me rolin e tij si president i bordit drejtues duke thënë se është shumë më e vështirë se jeta e tij e mëparshme si lojtar, 42-vjeçari zbuloi planet e tij për klubin.

“Jam shumë i lumtur dhe do të jap gjithë eksperiencën time, të gjitha ëndrrat e mia, gjithë emocionet e mia për këtë projekt që të jetë i suksesshëm”, ka thënë ai.

“Këtu nuk është në lojë vetëm reputacioni i klubit, por gjithashtu mbështetja e tifozëve dhe shpresa e gjithë qytetit. Ne presim ta bëjmë të gjithë vendin të flasë për ne dhe pse jo edhe Europën. Ne kemi një ëndërr dhe kjo është ajo ku duam të jemi (Europa). Kështu që kemi shumë punë përpara dhe jemi gati për ta bërë këtë”.

Valladolid momentalisht renditet në vendin e parafundit në tabelë, në kërkim të fitores së parë në kampionat.

Article Logic
Execution time: 0.0029079914093018