INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Femrat që vuajnë nga zemra mund të humbasin jetën  nëse marrin të njëjtat trajtime si meshkujt

Femrat që vuajnë nga zemra mund të humbasin jetën nëse marrin të njëjtat trajtime si meshkujt

Publikuar më: 12:42 08-01-2018

Femrat që vuajnë nga zemra mund të humbasin jetën nëse marrin të njëjtat trajtime si meshkujt, zbulon një studim i ri.
Hulumtuesit analizuan rezultatet e 180,368 pacientëve suedezë të cilët pësuan një sulm në zemër gjatë një periudhe 10-vjeçare dhe gratë kishin dy herë më shumë gjasa të vdisnin nga ataku në zemër në krahasim me meshkujt
Për të luftuar sëmundjet e zemrës përdoren tre trajtime por sipas të dhënave, femrat kishin 34% më pak gjasa që të reagonin ndaj trajtimit të bllokimit të arterieve, 24% më pak gjasa për të reaguar ndaj ilaçeve për trigliceridet dhe kolesterolin dhe 16% më pak gjasa për të reaguar ndaj aspirinave që ndihmojnë në parandalimin e mpiksjes së gjakut.
Fondacioni Heart deklaroi se "Sulmet në zemër shpesh janë parë si një çështje shëndetësore mashkullore, por më shumë gra po vdesin nga sëmundjet e zemrës sesa kanceri i gjirit".
Studimi gjithashtu zbuloi se gratë kishin më shumë gjasa të vuanin nga sëmundje si diabeti dhe presioni i lartë i gjakut në krahasim me meshkujt.

Article Logic
Execution time: 0.0019881725311279