INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Femrat që i përkasin këtyre 3 shenjave të horoskopit tradhëtojnë më shumë

Femrat që i përkasin këtyre 3 shenjave të horoskopit tradhëtojnë më shumë

Publikuar më: 14:32 06-08-2018
Sipas intv.al nëse një femër i përket këtyre shenjave të horoskopit ka më shumë mundësi për të tradhëtuar në krahasim me shenjat e tjera.
Bëhet fjalë për: shigjetarin,binjakët dhe dashin.
1. Shigjetari
Si shenjë zjarri, shigjetari dëshiron të zbulojë vende dhe njerëz të rinj. Nëse një femër shigjetar ndihet e lodhur nga lidhja që ka, me siguri që do tradhëtojë. Ato nuk e durojnë dot monotoninë dhe si pasojë mundësia për të tradhëtuar është më e madhe. 
2. Binjakët
Femrat binjakë janë shumë të pavendosura dhe tradhëtojnë më shumë se shenjat e tjera. Sipas intv.al dëshira e tyre për të udhëtuar shumë, bën që mos të krijojnë stabilitet në një lidhje. Me një femër binjak është e vështirë të krijosh diçka serioze. Ato flirtojnë shumë dhe ideja se mund të rrinë vetëm me një person i frikëson.
3. Dashi
Sipas ekspertëve, kjo njihet si një shenjë që nuk pranon të marrë mendimin e të tjerëve për diçka dhe e ka të vështirë të qëndrojë me dikë gjatë. Si shenjë zjarri, dashi dëshiron të bëjë aventura dhe nëse e kap monotonia me partnerin ka shumë mundësi ta tradhtojë.
 
Burimi: Your Tango
Përshtati: Anisa Bega
 
 
Article Logic
Execution time: 0.0026779174804688