INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Femra, nëse bëni këto 4 gjëra kur shkoni me pushime dimërore me partnerin, ai mund t’ju braktisë. Kujdes!

Femra, nëse bëni këto 4 gjëra kur shkoni me pushime dimërore me partnerin, ai mund t’ju braktisë. Kujdes!

Publikuar më: 13:04 26-12-2017
Meqë jemi në sezon festash, në këtë artikull keni mundësinë që të shikoni gjërat që nuk duhet të bëni kur shkoni me pushime me partnerin.
Meshkujt, mesa duket nuk durojnë dot disa gjëra. Sipas intv.al ja disa prej tyre:
1. Mos u bëni romantikë shpesh
Ju do të keni kohë të bukura romantike gjatë udhëtimit. Por jo çdo sekondë e udhëtimit është magjepsje dhe romancë. Të gjitha këto gjëra mund të thithin gëzimin. Pra, mos prisni  lumturinë e pastër dhe të pastër. Mos harroni se do bezdisni njerëzit e tjerë, duke u puthur shpesh si adoleshentë. Thjesht, shijoni udhëtimin tuaj! 
2. Mos argumentoni për shpenzimet
Në një çift, secili e mendon në mënyrën e vet si shpenzohen paratë. Nëse keni shkuar me pushime, mos argumentoni në lidhje me paratë, sepse do prishni atmosferën e festës. Fakti, që keni shkuar së bashku për t’ja kaluar mirë, të tjerat nuk kanë më rëndësi. 
3. Harrojeni xhelozinë
Ju jeni në një vend të huaj dhe do shikoni edhe njerëz të rinj. Sipas intv.al nuk duhet të xhelozoni, sepse do shkatërroni çdo gjë dhe do mërzisni veten tuaj dhe partnerin. Mos harroni bazën e lumturisë, e cila duhet të jetë gjithmonë pranë jush.
4. Mos merrni me vete gjithë shtëpinë
Meshkujt, janë më praktikë se femrat dhe marrin me vete në ndonjë udhëtim, gjërat e nevojshme. Prandaj, femra mos u lodhni fare të merrni me vete edhe gjërat më të vogla. Pastaj, një problem tjetër është edhe vonesa për t’u bërë gati. Femrat vonohen shumë dhe meshkujve ju ikën truri duke pritur. Mundohuni të jeni sa më të thjeshta dhe të shijoni çdo moment, pasi ekzagjerimi vetëm probleme do t’ju sjellë. Atij, nuk i intereson sa minuta e keni bërë tualetin, keni shtrirë flokët, keni përzgjedhur me kujdes veshjen, etj.
Burimi: Huffington Post
Përshtati: Anisa Bega
Article Logic
Execution time: 0.0032777786254883