INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION SMART MED+ SPORTS VIDEOS
Femra, këto janë arsyet pse nuk keni fat në dashuri. Vërini gishtin kokës!

Femra, këto janë arsyet pse nuk keni fat në dashuri. Vërini gishtin kokës!

Publikuar më: 12:58 23-11-2017
Fati i keq në dashuri mesa duket ka shpjegime të ndryshme.
Në këtë artikull ndalemi te fakti që pse disa femra zhgënjehen gjithmonë në dashuri. Ju besoni se problemi është gjithmonë me ta. 
Në fakt, sipas intv.al  ekziston një mënyrë për të kuptuar se ku qëndron problemi. Kjo kërkon që të bëni një ndryshim drastik në mënyrën si veproni.
A jeni të gatshme të shikoni "fatin tuaj të keq" në një mënyrë tjetër?
 
1. Ju e doni djalin e keq
Nëse ai është në filma ose në jetën reale, ju gjithmonë e doni djalin e keq.  Fatkeqësisht, ai ka disa zakone të këqija. Ai është i pasigurt, i paparashikueshëm, shpesh ka probleme me abuzimin e substancave dhe shumë probleme të menaxhimit të zemërimit. Djali i keq, megjithëse është  emocionues nga jashtë, kurrë nuk dëshiron të ketë diçka serioze me dikë. 
2. Ju jeni tërhequr nga meshkuj emocionalisht të padisponueshëm 
Meshkujt që frekuentoheni  gjithmonë janë një version i djalit të keq : ose janë të martuar, ose  jo "të gatshëm" për të marrë lidhjen me ju me përgjegjshmëri.
3. Nuk ju tërheqin ata meshkuj që ju shprehin dashurinë
Mesa duket,  sipas intv.al ju vetë i largoni meshkujt e mirë që ju vijnë si një mundësi për të krijuar diçka që ja vlen. Gabimi më i madh që bëni është se refuzoni rastet e mira që ju trokasin, por fatkeqësisht ju nuk i kushtoni rëndësinë e duhur.
4. Cikli përsëritet pa pushim edhe pse dëshironi  të jesh ndryshe herën tjetër
Kjo gjë përsëritet, edhe pse ju duket sikur keni vënë mend nga eksperiencat e këqija. Ndoshta është koha për të pyetur veten, se çfarë duhet të bëni që të largoheni nga këto marrëdhënie të dështuara? Kushtojini  rëndësi këshillave të mësipërme! Shpresojmë të keni rezultatet më të mira dhe mos harroni, rëndësi ka : lumturia juaj.
Burimi: Your Tango
Përshtati: Anisa Bega
 
Article Logic
Execution time: 0.0010430812835693
array(1) { ["section"]=> string(77) "femra-keto-jane-arsyet-pse-nuk-keni-fat-ne-dashuri-verini-gishtin-kokes-42827" }