INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Femra, ju ikën truri për ndonjërin?Mos i thoni këto 5 gjëra!

Femra, ju ikën truri për ndonjërin?Mos i thoni këto 5 gjëra!

Publikuar më: 13:01 24-11-2017
Meshkujt  zgjedhin femrat që i bëjnë ata të ndihen mirë.
Megjithatë, shumë femra gabojnë duke u shprehur gabim në situata të ndryshme pikërisht me mashkullin që e pëlqen shumë.  Ja cilat janë gjërat që nuk duhet t’i thoni, sipas intv.al:
 
1. Jam e zënë
Ai do mendojë se nuk keni kohë të qëndroni me të. Duke dashur të bëhen të vështira, femrat harrojnë të mendojnë se duke vepruar kështu e largojnë mashkullin që duan. Nuk ka rëndësi sa e zënë  jeni, mos e thoni këtë. Nëse doni të gjeni dashuri, ju duhet ta gjeni kohën.
2. Unë jam kaq e pavarur sa mund të bëj gjithçka vetë
Kur të dëgjon të thuash këtë, ai do mendojë  se nuk ke nevojë për një njeri në jetën tënde. Edhe nëse kjo është e vërtetë, mundohuni mos ta shprehni kaq hapur.
Pra, kur e thoni këtë gjë, sipas intv.al në thelb ju nuk keni nevojë për atë. 
3. Ish-i im është më i keqi
Mos e bëj! Duke folur për ish-in tuaj dërgon një mesazh se ju e keni mendjen te ai. Nëse diçka ka marrë fund, nuk ka më kuptim ta përmendni aq më tepër në sytë e dikujt që e pëlqeni.
Madje, do duket sikur keni dalë të 3 në takim, ju, ish-i dhe mashkulli që po frekuentoni.
4. Puna ime ta shpif
Ju po e ulni veten, duke u shprehur  direkt për punën tuaj në këtë mënyrë.Meshkujt duan një femër që është e lumtur me jetën e saj. Ndarja e shqetësimeve tuaja nuk do ta bëjë atë të mendojë për ju. Në vend të kësaj, tregoni gjërat që ju bëjnë të lumtur.
5. Çfarë makine keni?
Duke bërë  këtë pyetje, ai do mendojë se jeni materialiste. Bëhuni të durueshme, do e shikoni patjetër çfarë makine ka ai!
Burimi: MSN
Përshtati: Anisa Bega
Article Logic
Execution time: 0.0037970542907715