INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Femra është jetë

Femra është jetë

Publikuar më: 12:46 24-11-2018

Kur është fjala për femrën, të gjithë kërkojnë një copë hapësirë për të gjykuar, sidomos gjinia e kundërt. Kërkojnë të gjejnë me se sbën një cen, e të hidhen në sulm duke e akuzuar për acaruese; që kërkon të jetë në qendër të vëmendjes gjatë gjithë kohës; që kërkon të duket gjithmonë e bukur; që do që të gjithë të flasin për të dhe me të.

Të gjitha këto janë të verteta, por janë edhe fakte. Është ajo për të cilën shumica e shkrimtarëve kanë harxhuar edhe jetën e tyre duke i kushtuar vargje, poezi e romane të pafundme. Duke i dhënë asaj vëmendjen që kërkon. Është ajo për të cilën, shumica e sociologëve thonë se rrotullohet bota. Është ajo, për të cilën shumica e profetëve thonë se e ka parajsën nën këmbë.

Ja kjo është femra.


Më gjeni një mashkull që mund të lindë një fëmijë dhe jam e gatshme ta zbresim nga piedestali i botës, femrën. A thua mund ta përballojë ai dhimbjen e lindjes?! Do vdiste. A thua mund ta ushqejë ai më qumësht gjiri një fëmijë?! Jo, s’ka se si. A mundet ai të qëndrojë me orë të tëra sipër fëmijës?! Jo, do flinte në një krevat me të.


Ja pse bota rrotullohet rreth femrës, sepse ajo kujdeset për botën. Kujdeset që ajo të ecë drejt e kur kjo nuk ndodh acarohet, por për të kërkuar më të mirën. Nuk është e lehtë të mbash botën mbi supe, por femra e bën duke sfiduar çdo fuqi mashkullore. Kujdeset që ta bëjë botën një vend më të bukur, duke e nisur nga vetja. Më thoni dicka që mund t’ju magjepsë më shumë se një femër e bukur! Absolutisht asgjë. Kërkon të flasin për të, të flasin me të, sidomos kur bëhet nënë, sepse nëse do flisnin për dhimbjen e saj nuk do mundte askush ta kuptonte, aq më pak një mashkull


Dhe ajo që do t’ju cudisë më shumë është fakti që femra e cdo specieje gjitarësh jeton më shumë se mashkulli. Ku ka më bukur, se të vazhdojë kujdesi në pafundësi.

Në fund dua ta mbyll me një thënie të Bukowskit: ” Bota do të ishte një vend i shpifur pa femrat. Femra është poezi. Femra është dashuri. Femra është jetë. Falenderoje, idiot!

Falenderojmë Ida Nurçen për shkrimin e publikuar në intv.al/ 

Article Logic
Execution time: 0.003148078918457