INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION SMART MED+ SPORTS VIDEOS
Fëmijët jo më shumë se 2 orë me pajisjet teknologjike, çfarë u ndodh në tru

Fëmijët jo më shumë se 2 orë me pajisjet teknologjike, çfarë u ndodh në tru

Publikuar më: 18:13 28-09-2018

Nëse lejoni që fëmijët të shpenzojnë më shumë se dy orë duke parë pajisjet teknologjike si telefoni apo televizori mund të dëmtojë trurin e tyre.

Të paktën në këtë përfundim ka arritur një studim i realizuar nga kërkuesit amerikanë.

Sipas shkencëtarëve sa më shumë kohë që fëmijët shpenzojnë duke luajtur videogame, duke lundruar në rrjetet sociale apo edhe duke parë programe të ndryshme aq më shumë dobësohet zhvillimi i tyre mendor. Ata fëmijë që shpenzojnë pjesën më të madhe të kohës me mjetet elektronike kanë 5 % më pak aftësi konjitive sesa 8 apo 11 vjecarët e tjerë.

Mjekët besojnë se gjatë kohës që qëndrojnë para ekranit truri nuk arrin të stimulojë në të njëjtën mënyrë sic stimulohet kur lexohen libra dhe një praktikë e tillë mund të çojë në gjumë me cilësi më të ulët, gjë që është thelbësore për zhvillimin e fëmijës.

Ajo cka është e rëndësishme nënvizojnë studiuesit është që fëmijët të kenë një aktivitet të balancuar.

Në eksperimentin e kryer u morën në analizë më shumë se 4500 fëmijë të cilët u testuan gjatë kohës që shihnin mjetet teknologjike.

“Ne zbuluan se nëse shpenzohej më shumë se 20 orë duke ndjekur teknologjinë fëmijët kishin vonesa në zhvillimin konjitiv” thanë mjekët.

Ata shtuan se duke parë vetëm ekranet ndikoheshin oraret e gjumit duke arritur në përfundimin se dy faktorët e mësipërm ndikojnë në zhvillimin e fëmijëve.

Nga ana tjetër koha e kufizuar në ekran dhe gjumi i përmirësuar u shoqëruan me lidhjet më të forta për njohjen e përmirësuar, ndërsa aktiviteti fizik mund të jetë edhe më i rëndësishëm për shëndetin.

Duke komentuar zbulimet një nga mjekët u shpreh se çdo minutë e shpenzuar në ekran domosdoshmërisht zhvendos një minutë nga gjumi ose aktiviteti njohës. Në rastin e përdorimit të ekranit gjatë mbrëmjes, kjo zhvendosje mund të dëmtojë cilësinë e gjumit.

radio TV

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.00064611434936523
    array(1) { ["section"]=> string(80) "femijet-jo-me-shume-se-2-ore-me-pajisjet-teknologjike-cfare-u-ndodh-ne-tru-73356" }