INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fatmir Xhafaj i vë pikën aludimeve se kokaina e kapur ishte meritë e të tjerëve

Fatmir Xhafaj i vë pikën aludimeve se kokaina e kapur ishte meritë e të tjerëve

Publikuar më: 16:28 05-03-2018

Nga foltorja e kuvendit, Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka përgënjeshtruar zërat se kokaina e kapur pak ditë më parë në Durrës ishte sinjal nga homologët e shteteve të tjera. Ai tha se aksioni për kapjen dhe konfiskimin e 613 kg kokaine ishte meritë e pastër e autoriteteve shqiptare duke i quajtur dashakeqe reagimet e disa opozitarëve shtoi se komente të tilla janë antisociale dhe antikombëtare. Xhafaj në këtë kuadër falenderoi Policinë e Shtetit.

“Interesi i publikut dhe përgjegjësia ime, si ministër, më jep të drejtën dhe njëkohësisht më detyron që të bëjë me dije disa fakte, të dhëna, në lidhje me operacionin përkatës të 27 shkurtit 2018, si dhe të jap disa vlerësime rreth këtij operacioni për fat të keq, shumë të debatuar negativisht edhe sot në këtë sallë.
Rreth 100 punonjës policie u angazhuan në këtë operacion, gjatë të cilit u konfiskuan rreth 613 kg kokainë. Sasi kjo rekord për vendin tonë, por gjithashtu sinjifikative edhe për vende me arritje të konsoliduara në luftën kundër këtij trafiku. Ndihem krenar të pohoj me përgjegjësi të plotë se një operacion i tillë, suksesi i të cilit provon qartë gadishmërinë dhe efiçencën profesionale të organeve ligj zbatuese shqiptare, është një produkt, i koordinimit të shkëlqyer mes institucioneve tona ligj zbatuese. Ishte meritë ekskluzive e tyre identifikimi dhe zbulimi i kësaj sasie të jashtëzakonshme kokaine pa pasur asnjë lloj informacioni paraprak të jashtëm. E ritheksoj, pa pasur asnjë lloj informacioni paraprak të jashtëm, por bazuar vetëm në informacionet, analizën dhe kontrollin e kryer prej tyre”, tha mes të tjerash Ministri i Brendshëm.

Article Logic
Execution time: 0.0032889842987061